Rama në Forumin e Berlinit: Agresioni rus zgjoi Evropën, Ballkani Perëndimor ‘kërthiza’ e BE-së

Pas pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër më 22 tetor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Gjermani në Forumi Ndërkombëtar të Berlinit. Një ngjarje që fokusohet tek sfidat globale në ekonomi, klimë, teknologji dhe qeverisje.

Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Rama u ndal tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ka pasur një vit të suksesshëm në këtë drejtim. Ai bëri të ditur se gjatë muajve të fundit janë çelur pesë nga gjashtë grupkapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa pritet që së shpejti të hapet edhe i fundit, çka sipas tij do të përbëjë një rekord për Shqipërinë.

Rama theksoi se agresioni rus ndaj Ukrainës ka zgjuar Evropën, duke bërë që BE të marrë më seriozisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, Shqipëria po ecën me ritme më të shpejta se më parë në procesin e integrimit dhe se sot marrëdhëniet me BE-në janë më konkrete se kurrë.

“Po kemi pasur një vit të mbarë po ta vendosim në kontekstin e Europës, dhe se si po shkojnë gjërat. Gjatë muajve të fundit kemi çelur 5 nga 6 grupkapituj dhe presim që në muajin e fundit të çelim edhe grupkapitullin e fundit, çka do të na çojë në një rekord. Evropa është zgjuar dhe për të pasur një zgjim të tillë do të duhej një agresion i Rusisë ndaj Ukrainës”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi gjithashtu se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ky rajon ka nevojë për BE-në, ndërsa e përshkroi Ballkanin si “kërthizën e Evropës”.

“Më parë BE thoshte që Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm, por kjo ishte vetëm me fjalë, tani e kemi edhe me vepra. Shqipëria ka çelur dhe ka mbyllur grupkapituj shumë më shpejt se sa më parë. Nuk jam fort i sigurt që të gjithë e kanë të qartë hartën e BE. Dua të them që në historinë e hartave BE është i vetmi realitet gjeografik dhe gjeopolitik që ka dy kufij, një të jashtëm dhe një të brendshme, dhe brenda kufirit të brendshëm jemi ne. Në një farë mënyre ne jemi kërthiza e BE-së”.

“Unë besoj fort për të gjitha ato arsye të mira është BE që ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu siç ne kemi nevojë për BE-në. Trysnia e lartë që po vjen prej agresion rus, e mban BE-në shumë të përqendruar në këtë aspekt. BE-në nuk i dihet kurrë, sepse është shumë e paparishkueshme, sepse nuk është një vend,. Është asamble me 27 vende”, tha kryeministri Rama./tvklan

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika