Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se epilogu i seancës së sotme për krijimin e Qeverisë së re sipas tij është dështimi.
Haradinaj nga holli i Kuvendit për gazetarët u shpreh se opsioni i vetëm mbeten zgjedhjet pasi opozita nuk ka ndonjë marrëveshje, njofton Dukagjini.
“Jemi në pritje të një rezultati të kësaj seance të sotme, po shihet se epilogu i ditës së sotme mund të jetë dështim, me sa kuptoj unë opsioni i vetëm mbeten zgjedhjet”, u shpreh Haradinaj.