Kurti: Asnjë nga partitë që u bëmë ftesë nuk pranuan të hyjnë në bashkëqeverisje (VIDEO)

Kryeministri në detyrë dhe mandatari për krijimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme u shpreh se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.

“Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion. Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit”.

Kurti, gjatë fjalës së tij, u shpreh se kërkon votën e deputetëve për të qeverisur që të mundësojë vijimësi të institucioneve për të votuar buxhetin, njofton Dukagjini.

“Gjatë mungesës së Kuvendit të këtyre muajve, kanë mbetur 33 agjenci pa mbikëqyrje. Ngjashëm pa qeveri, është një ditë humbje për zhvillimi, qytetarin dhe shtetin”.

Kurti, mes tjerash, u shpreh se nëse deputetët nuk e votojnë qeverinë e re atëherë do të zgjatet qeveria në detyrë.

“Nëse nuk votohet qeveria e re, do të zgjatet qeveria në detyrë. Sot nuk jemi këtu për të ndarë pushtet, ndonëse kemi pasur oferta të sinqerta për partitë. Ftoj secilin deputet që të votojë jo për interes partiak, por për interes publik dhe shtetëror”, deklaroi Kurti.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika