Partitë politike i konsiderojnë zgjedhjet opsionin kryesor pas dështimit të “Kurti 3”

Ndërkohë, pos në seancë, edhe jashtë partitë politike shprehen qëndrimet e tyre për dështimin brenda sallës së Kuvendit. Pos që VV-ja nuk shprehi gatishmëri që të ofrojë një tjetër emër për mandatari edhe partitë tjerë që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar u shprehën të gatshëm për diskutime për zgjedhje të parakohshme

Të bindur se Albin Kurti nuk i ka votat e mjaftueshme për qeverinë, u shprehën edhe para se të votohej.

Por megjithatë, partitë që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar, nuk janë të gatshëm që të marrin përgjegjësinë për ta formuar Qeverinë e re.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se do të presin një ftesë nga e para e shtetit, siç i takon me Kushtetutën, por përgjigjen për këtë tashmë e kanë.

“Që nga data 10 shkurt unë kam bërë përpjekje për t’i dhënë vendit një qeveri nga partitë e ish-opozitës, por kjo përpjekje nuk ka rezultuar me sukses. Andaj sot them se nëse na fton presidentja nesër, pyetja e saj do të jetë: a ka një shumicë tjetër? Dhe përgjigja ime do të jetë jo. Nuk do të tentojmë ta bëjmë një shumicë të re, pasi kjo nuk është e mundshme… Duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme sa më parë”, ka theksuar Memli Krasniqi – Kryetar i PDK-së.

Në LDK e AAK fajësuan kryetarin e VV-së, Albin Kurti për situatën e krijuar, derisa u pajtuan në një pikë –  që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“U vërtetua ajo që e kemi ditur që nga fillimi, se LVV-ja nuk i ka pasur numrat për formimin e qeverisë, përkundër që ata kanë potencuar se të formohet Kuvendi pasi i kanë numrat për formimin e qeverisë. Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por është e rëndësishme që LVV-ja po e kthen besimin te qytetarët për shkak të mungesës së aftësisë së tyre për të formuar qeverinë e re”, ka deklaruar Hykmete Bajrami – Deputete e LDK-së.

“E mira që keni mujt me pa një Albin të urtë të butë të përkushtuar, në vend që ta prezantojë planin qeverisës, ai ka fol për punët që i ka bërë, pa dasht me tregu që e ka sanksionu vendin, që vendi i ka humbur Aleatët”, ka deklaruar Time Kadrijaj – Deputete e AAK-së.

Ndërkohë, që i pari i NISMA-s, nuk foli nëse ka pasur takim me Kurtin pak para nisjes së seancës, por foli për personin, postin e të cilit e dëshironte.

“Dimal Basha nuk duhet të ketë asnjë post publik dhe ai duhet të japë dorëheqje sepse është dëm i madh për Kosovën. Ne morën pjesë këtu 8 muaj kjo qa ka ndodhur është gjë e keqe për Kosovën”, ka deklaruar  Fatmir Limaj – Kryetar i NISMA-s.

E deputeti i LVV-së, Hekuran Murati i pyetur se pse është propozuar emri i Dimal Bashës për ministër, kur ai veçse është kryetar Kuvendi, ai tha se emri i Bashës, për pozitën e ministrit të Infrastrukturës ka qenë i vendosur qysh më herët.

“Por, neve na është imponuar, siç e dini, edhe unë kam qenë i propozuar për postin e kryetarit të Kuvendit, kanë qenë edhe ministret Nagavci e Donika Gërvalla, kemi qenë të propozuar si alternativa në momentin kur opozita e bllokonte konstituimin e Kuvendit, duke refuzuar votën për kandidaten për një pozitë që me Kushtetutë na takonte neve”, ka deklaruar  Hekuran Murati – Deputet i LVV-së.

Partitë politike kanë thënë se do të presin hapat e Presidentes së vendit për të parë si të vazhdohet tutje dhe për të nisur diskutimin për zgjedhje të parakohshme.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika