Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas seancës së sotme ku propozuar kabinetin e ri qeveritar, ka njoftuar se qeveria vazhdon të funksionojë si qeveri në detyrë deri në zgjedhjet e reja parlamentare.
“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Qeverinë Kurti 3, pasi propozimi mori vetëm 56 vota për, 52 votuan kundër dhe 4 abstenuan.