Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka reaguar ashpër ndaj kabinetit të propozuar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e quajtur listën e emrave “ofenduese për qytetarët e Kosovës”.
“Kjo, pa diskutim, është ofendim për secilin qytetar të Kosovës me ia prezantu këta emra. Siç po shihet, kriter është skandali. E dyta, çfarë mbrojtjeje publike i bën Kurtit nëse bën betejë në publik për Albin Kurtin. Me gjasë po u vlerësohet që këtu po bëhet përjashtim vetëm Ejup Maqedonci, i cili me siguri është kërkesë më shumë sesa dëshirë e Kurtit,” tha Mehmetaj në emisionin Debat Plus.
Ai ka shtuar se propozimi për Avni Zogianit nuk është befasi, pasi sipas tij, kryeministri në detyrë nuk është i interesuar për përmirësimin e arsimit në vend.
“Kurti nuk është i interesuar me përmirësu arsimin në Kosovë, prandaj dëshiron ta ketë dikë që s’ka lidhje me arsimin. Kurtit i intereson popull analfabet,” deklaroi Mehmetaj.
Ndërsa për përfshirjen e aktorit Fatmir Spahiu në kabinet, ai tha se është i habitur me këtë vendim.
“Befasi është Fatmir Spahiu. Kam menduar që përveçse aktor, është qytetar aktiv. Fakti që ka pranuar të jetë pjesë e një qeverie të Albin Kurtit, duke pasur parasysh se çfarë bëri ai për katër vjet, është zhgënjyes. Duke e ditur si i ka lënë edhe kolegët e tij, aktorët,” u shpreh Mehmetaj.