Sulmi me dron rus në Kiev lë tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një sulm i natës me dron rus në kryeqytetin ukrainas ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 27 të tjerëve, përfshirë gjashtë fëmijë, njoftoi kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit tha herët të dielën se disa dronë rusë po operonin mbi qytet dhe paralajmëroi banorët të qëndronin në strehimore.

Sipas Klitschkos, fragmentet e dronit ranë mbi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në lagjen verilindore Desnyansky, duke shkaktuar zjarre në disa apartamente.

Në një ndërtesë tjetër në të njëjtën zonë u shpëtuan pesë persona, ndërsa fragmente të tjera dëmtuan një apartament në një bllok 16-katësh në lagjen veriore Obolonsky.

Sulmet vijnë një ditë pas një serie të tjera sulmesh me dronë dhe raketa ruse në Kiev, ku katër persona humbën jetën dhe rreth 20 u plagosën, sipas autoriteteve ukrainase.

Ndërkohë, përpjekjet diplomatike për një samit midis liderëve të SHBA-së dhe Rusisë duket se janë minimalizuar. Të shtunën, presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk do të “humbiste kohën kot” për një takim me Vladimir Putin.

Komentet erdhën ndërsa negociatori i Kremlinit, Kirill Dmitriev, u takua me zyrtarë të administratës Trump, përfshirë të dërguarin special Steve Witkoff, dhe diskutimet pritej të vazhdonin të dielën./TheGuardian

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika