Australia padit Microsoft-in për rritje të çmimeve pas integrimit të inteligjencës artificiale Copilot

Një pamje tregon një logo të Microsoft në zyrat e Microsoft në Issy-les-Moulineaux pranë Parisit, Francë, 25 janar 2023. REUTERS/Gonzalo Fuentes/

Autoriteti australian për konkurrencë dhe konsumatorë (ACCC) ka ngritur padi kundër gjigantit teknologjik Microsoft, duke e akuzuar për mashtrim ndaj miliona klientëve përmes rritjes së çmimeve të abonimeve të shërbimit Microsoft 365 pas përfshirjes së mjetit të inteligjencës artificiale Copilot.

 

Sipas padisë, që nga tetori i vitit 2024, Microsoft ka mashtruar rreth 2.7 milionë përdorues, duke i bërë të besojnë se duhej të kalonin në planet më të shtrenjta “Personal” dhe “Family” të Microsoft 365 që përfshinin Copilot-in. Me këtë ndryshim, çmimi vjetor i planit “Personal” u rrit me 45%, duke arritur në 159 dollarë australianë (rreth 103 dollarë amerikanë), ndërsa ai i planit “Family” u rrit me 29%, në 179 dollarë australianë.

ACCC thekson se kompania nuk i kishte njoftuar qartë konsumatorët se ekzistonte ende një version më i lirë i quajtur “Classic”, pa Copilot. Sipas rregullatorit, kjo mundësi shfaqej vetëm pasi përdoruesit fillonin procesin e anulimit të abonimit – një praktikë që, sipas ligjit australian të konsumatorit, përbën mashtrim për shkak të mosshpalosjes së informacionit thelbësor dhe krijimit të përshtypjes së rreme për mungesë alternative.

Në komunikimet e saj zyrtare përmes emailit dhe blogut, Microsoft kishte informuar vetëm për rritjen e çmimeve në rinovimin automatik, pa përmendur opsionin më të lirë.

Një zëdhënës i Microsoft-it tha për mediat se kompania “po shqyrton me kujdes pretendimet e ACCC-së”.

Ndërkohë, rregullatori australian kërkon nga gjykata dënime financiare, kompensime për konsumatorët, ndalime ligjore dhe mbulimin e shpenzimeve gjyqësore ndaj filialit të Microsoft-it në Australi dhe kompanisë mëmë në SHBA, raporton Reuters përcjell Dukagjini.

Sipas ligjit australian, dënimi maksimal për çdo shkelje mund të jetë deri në 50 milionë dollarë australianë, ose 30% e të ardhurave të kompanisë gjatë periudhës së shkeljes, në rast se përfitimet e sakta nuk mund të përcaktohen.

“Çdo ndëshkim do të përcaktohet nga Gjykata, në varësi të gjetjeve të saj,” thuhet në njoftimin e ACCC-së, e cila ka bërë të ditur se nuk do të komentojë mbi masat që gjykata mund të ndërmarrë.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika