Lirohen në procedurë të rregullt dy të dyshuar për grabitje në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të grabitjes që kishte ndodhur më 8 gusht të këtij viti në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.

Sipas njoftimit, viktima kishte deklaruar se ishte sulmuar nga tre persona, të cilët e kishin goditur fizikisht dhe i kishin marrë telefonin celular, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Pas hetimeve intensive, më 27 tetor, hetuesit rajonalë kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë dy prej të dyshuarve. Ata janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika