Zelenskyy: Ukraina e gatshme për bisedime paqeje, por jo në Rusi apo Bjellorusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Ukraina është e gatshme për bisedime paqeje kudo, përveç në territorin e Rusisë dhe Bjellorusisë, por ka theksuar se forcat ukrainase “nuk do të tërhiqen dhe nuk do të dorëzojnë territore”.

Zelenskyy gjithashtu theksoi nevojën e mbështetjes financiare evropiane për të vazhduar luftën kundër forcave ruse për dy deri në tre vite të tjera, pasi plani i Bashkimit Evropian për të përdorur asetet e ngrira ruse mbetet i bllokuar për shkak të kundërshtimit të Belgjikës.

“E theksova këtë sërish për të gjithë liderët evropianë. I thashë se nuk do të luftojmë për dekada, por ju duhet të tregoni se për një kohë të caktuar mund të siguroni mbështetje të qëndrueshme financiare për Ukrainën”, tha presidenti ukrainas.

Në një tjetër zhvillim, Zelenskyy bëri thirrje përmes një deklarate që presidenti amerikan Donald Trump të ushtrojë më shumë presion ndaj liderit kinez Xi Jinping për të reduktuar mbështetjen për Rusinë gjatë takimit të tyre këtë javë.

“Mendoj se kjo mund të jetë një nga lëvizjet e forta të Trump-it, veçanërisht nëse Kina, pas këtij hapi vendimtar të sanksioneve, është gati të ulë importet nga Rusia,” tha Zelenskyy.

Ndërkohë, kryeministri hungarez Viktor Orbán shprehu pakënaqësi për sanksionet e reja amerikane ndaj kompanive kryesore ruse të naftës, duke i konsideruar ato si një rrezik për rritjen e çmimeve të energjisë.

Ndërsa, ministri i mbrojtjes i Finlandës, Antti Hakkanen, e përshëndeti këtë vendim, duke e cilësuar si një shenjë të fortë vendosmërie kundër luftës trevjeçare të Vladimir Putinit.

Më shumë detaje priten nga takimi i liderëve nordikë në Stokholm, ku do të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku pritet të diskutohet edhe situata në Ukrainë./TheGuardian

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika