Hyri ilegalisht në Britani, emigranti shqiptar fiton betejën 26-vjeçare për shtetësinë britanike

Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të mbajtur shtetësinë britanike, pas një beteje ligjore që ka zgjatur plot 26 vjet.

Gentian Hoti, i lindur në Shqipëri, mbërriti në Britani në vitin 1999 kur ishte vetëm 15 vjeç.

Ai kërkoi azil duke përdorur një identitet të rremë, duke pretenduar se ishte një vit më i ri dhe se kishte lindur në Kosovë, jo në Shqipëri. Në atë kohë, ai deklaroi se kishte vuajtur nga autoritetet serbe në Kosovë dhe se ishte ndarë nga familja gjatë arratisjes.

Megjithëse kërkesa e tij për azil u refuzua, autoritetet britanike i dhanë leje të jashtëzakonshme qëndrimi deri në vitin 2003. Më pas, Hoti u vendos në kujdesin e autoriteteve lokale dhe në vitin 2004 mori leje të pacaktuar qëndrimi. Një vit më vonë, ai aplikoi për nënshtetësi britanike, e cila iu miratua.

Por në vitin 2010, Ministria e Brendshme (Home Office) nisi një hetim dhe në vitin 2013 shpalli se shtetësia e tij ishte “e pavlefshme” për shkak të mashtrimit me identitetin. Në vitin 2019, autoritetet vendosën t’ia heqin nënshtetësinë, duke theksuar se Hoti kishte mbajtur të njëjtin identitet të rremë në çdo aplikim që prej mbërritjes në Britani.

Hoti apeloi vendimin dhe pas disa proceseve gjyqësore, gjykatat britanike vendosën përfundimisht në favor të tij. Gjykata e Lartë arriti në përfundimin se ai nuk mund të mbahej përgjegjës për mashtrimin e bërë kur ishte ende i mitur dhe se që nga viti 2013 kishte pranuar hapur origjinën e tij shqiptare./A2CNN

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika