Pushimi mjekësor që blihet me 10 deri në 50 euro: Policia jep detaje për mjekun e arrestuar në Vushtrri

Mjeku A.V është arrestuar të martën nën dyshimin për “marrje ryshfeti”. Policia ka njoftuar se i dyshuari në këmbim të parave kishte lëshua raporte për pushime mjekësore, e që çmimi varionte nga 10 deri në 50 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart. Dyshohet se i dyshuari qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët  kishte kërkuar dhe  pranuar shuma të ndryshme të  hollave  nga 10 deri 50 euro për të ju lëshuar raporte për pushime mjekësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme ka lëshuar njoftim edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e  Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar një (1) mjek në Vushtrri me iniciale A.V., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët”, thuhej në njoftim të prokurorisë.

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika