Veteranët në Strasburg kundërshtojnë Specialen, pritje të mëdha nga dëshmia e Clark

Në Stasbourg të Francës do të protestohet më 16 nëntor, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe procesit kundër ish-krerëve të UÇK-së. Kjo është bërë e ditur në një konferencë nga drejtuesit e organizatave të dala nga lufta, ku u komentua edhe dëshmia e ish-gjeneralit amerikan, Wesley Clark në gjykim

Një prej padrejtësive më të mëdha me të cilën është përballur dhe vazhdon të përballet vendi ynë, për pikënisje ka Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg.

Pikërisht para këtij institucioni planifikohet protesta e radhës për 16 nëntor, nën organizimin e veteranëve të luftës së UÇK-së, për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Kjo është paralajmëruar në një konferencë për media nga drejteusit e shoqatave të dala nga lufta.

Duke komentuar zhvillimet në procesin e gjykimit kundër ish-krerëve të UÇK-së, kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka folur edhe për pritjet nga dëshmia e paralajmëruar e ish-gjeneralit amerikan, Ëesley Clark, në muajin e ardhshëm.

Protesta në Strasburg të Francës, është aktiviteti i radhës në kundërshtim të Speciales dhe gjykimit  të stërzgjatur kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, pas protestave në Prishtinë, Hagë, Bruksel e Tiranë.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika