ATK-ja do të bëhet me objekt në veri të Mitrovicës, nisin punimet

Gjatë ditës së sotme kanë nisur punimet për ta bërë Administratën Tatimore të Kosovës me objekt në Mitrovicën e Veriut. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të qeverisë në detyrë, si dhe drejtori i ATK-së

Dy ministra të Qeverisë në detyrë dolën sot në veri të Mitrovicës për të shënuar nisjen e punimeve për ndërtimin e aneksit dhe renovimin e objektit për nevoja të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati tha se puna në këtë objekt do të zgjasë 5 muaj dhe më pas do të jetë e qasshme për qytetarët.

Ndërsa, drejtori i ATK-së, Mentor Hyseni dhe ministri në detyrë i Pushtetit Lokal folën për nevojën e këtij objekti në këtë pjesë.

Ky projekt pritet të kushtojë rreth 500 mijë euro.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika