Flamuri i Kosovës valon në mesin e mbi 190 shteteve në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama

Në një atmosferë madhështore, mes flamujve të mbi 190 shteteve dhe duartrokitjeve të mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë bota, flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama. Ky është momenti kur rinia e Kosovës, përmes ekipit First Kosovo, hyn në arenën botërore të inovacionit, teknologjisë dhe kreativitetit

Në këtë ngjarje madhështore, ekipi përfaqësues i Kosovës – First Kosovo, i përbërë nga të rinj të talentuar që janë përgatitur me muaj në laboratorët e UBT-së, do të garojë për të treguar kreativitetin, dijen dhe shpirtin inovativ të rinisë kosovare. Ata do të përfaqësojnë Kosovën në një nga garat më të rëndësishme botërore në fushën e robotikës dhe teknologjisë.

Tema e sivjetshme e garës, “Biodiversiteti dhe ndryshimet klimatike”, synon të nxisë të rinjtë të krijojnë zgjidhje teknologjike që ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e jetës në planetin tonë.


UBT, si partneri institucional që ka mbështetur këtë iniciativë që nga fillimi, është vlerësuar më herët me medalje të artë ndërkombëtare për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e edukimit STEM dhe pjesëmarrjen e suksesshme të ekipeve kosovare në garat globale të robotikës.

Në këtë garë të dijes dhe inovacionit, të rinjtë e Kosovës po e bëjnë vendin tonë të njihet si një forcë e re kreative në hartën teknologjike botërore.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika