Arbitrazhi detyron KEDS dhe KESCO të paguajnë 8.3 milionë euro ndaj KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës Sh.A. (KEK) ka njoftuar se Tribunali Ad Hoc i Arbitrazhit në Gjenevë ka shpallur më 24 tetor vendimin përfundimtar në rastin KEK kundër KEDS dhe KESCO (Nr. 900020-2023), duke e konfirmuar plotësisht kërkesën e KEK-ut dhe duke refuzuar pretendimet e palëve të paditura.

Tribunali ka konstatuar se KEK ka furnizuar me energji elektrike në përputhje të plotë me Marrëveshjen për Furnizim me Shumicë (MFSh/BSA), ndërsa KEDS dhe KESCO nuk kanë kryer pagesat brenda afateve të përcaktuara për periudha të ndryshme ndërmjet viteve 2020–2024.

Po ashtu, është vërtetuar se interesi për pagesat e vonuara është i lejuar me marrëveshje dhe kërkesa e KEK-ut për këtë është bërë në përputhje me detyrimet kontraktuale, ndërkohë që vonesat nga palët e paditura nuk janë justifikuar nga asnjë faktor force madhore apo krizë energjetike.

Në bazë të vendimit, KEDS dhe KESCO janë të detyruara t’i paguajnë KEK-ut rreth 8.3 milionë euro për interesin e akumuluar nga pagesat e vonuara, si dhe të mbulojnë kostot e procedurës së arbitrazhit, përfshirë shpenzimet e përfaqësimit ligjor dhe ekspertëve. Procedura është zhvilluar sipas rregullave të UNCITRAL (2010) dhe vendimi, me seli të arbitrazhit në Gjenevë, është përfundimtar dhe i zbatueshëm.

KEK e ka cilësuar këtë vendim si një fitore me rëndësi strategjike për korporatën dhe për sektorin energjetik të Kosovës, duke theksuar se ai përforcon kredibilitetin institucional dhe pozitën kontraktuale të saj. Korporata ka shprehur falënderime për ekipin ligjor të Squire Patton Boggs dhe për Avokaturën Shtetërore të Republikës së Kosovës për mbështetjen profesionale gjatë gjithë procesit të arbitrazhit. KEK ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit, transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm si shtyllë themelore e sistemit energjetik të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika