Lëshonte pushime mjekësore me pagesë, një muaj arrest shtëpiak për mjekun nga Vushtrria

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar 1 muaj arrest shtëpiak, për A.V, mjekun nga Vushtrria që dyshohet për marrje ryshfeti.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.V., dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Masa e arrestit shtëpiak të pandehurit , do t’i llogaritet nga data 28 tetor 2025 deri më datë 28 nëntor 2025, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se të mërkurën Policia bëri të ditur se A.V është arrestuar pasi ai në këmbim të parave kishte lëshuar raporte për pushime mjekësore, e që çmimi varionte nga 10 deri në 50 euro.

Pushimi mjekësor që blihet me 10 deri në 50 euro: Policia jep detaje për mjekun e arrestuar në Vushtrri

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika