Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për bashkëpunim në identifikimin e një të dyshuari për vjedhje.
Sipas Policisë, sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi, njofton Dukagjini.
Tutje në njoftimin e policisë thuhet se qytetarët për çdo informatë mund të çojë në identifikimin e tij, të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]