Pesë të dyshuar tjerë janë arrestuar për vjedhjen e bizhuterive të kurorës së Francës nga muzeu i Luvrit, njoftoi prokurori i Parisit të enjten, duke e çuar numrin total të arrestimeve për grabitjen në shtatë.
Nga pesë të dyshuarit e rinj, njëri besohet të ketë qenë pjesë e bandës prej katër burrash që kreu grabitjen, tha prokurorja Laure Beccuau për radion franceze RTL, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Pas një kërkimi 11-ditor, policia ka arrestuar tre nga katër burrat që ata besojnë se morën pjesë drejtpërdrejt në grabitje, duke u maskuar si punëtorë ndërtimi për të vjedhur objekte që datojnë që nga epoka napoleonike.
Beccuau tha se nga hetimi ende nuk janë gjetur asnjë nga thesaret e grabitura, të vlerësuara me një vlerë më shumë se 100 milionë dollarë.
Arrestimet e fundit u kryen të mërkurën në mbrëmje në Paris dhe në rajonin përreth, përfshirë Seine-Saint-Denis.
Dy të dyshuarit e parë u arrestuan fundjavën e kaluar, pikërisht kur njëri prej tyre u raportua se po përpiqej të ikte në Algjeri nga aeroporti Charles de Gaulle pranë Parisit.
“Këta dy të dyshuar u vunë nën hetim formal për vjedhje të organizuar dhe konspiracion kriminal. Dyshja e ka “pranuar pjesërisht” përfshirjen e tyre pas 96 orësh marrjeje në pyetje”, tha Beccuau.
Dy të arrestuar për grabitjen në muzeun e Luvrit, mund të merren në pytje deri në 96 orë