Pacolli për vendimet e Qeverisë në detyrë: Vendime të domosdoshme, s’kishte kohë më

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, vlerëson se vendimet e marra nga qeveria në detyrë këtë të premte ishin të domosdoshme.

Pacolli, e ftuar në “Five” në TV Dukagjin, u shpreh se vendimet ishin të planifikuara mirë dhe sipas saj s’kishte kohë më për çka i quan edhe vendime të duhura.

“Jemi në një situatë ku Kosova ka Kuvend por jo Qeveri, jemi në një situatë të paprecedentë ku kërcënohen mijëra qytetarë që të mbesin pa paga, RTK-ja rrezikon të mbetet pa buxhet e po ashtu edhe tri komuna që është problematike të mbesin pa buxhet dhe ky veprim është dashtë të merret tani pasi s’ka pas kohë më – është hapi i duhur. Qeveria në detyrë në cilindo shtet kudo që mund të analizoni kur ka qeveri në detyrë dhe s’ka qeveri tjetër atëherë ajo qeveri është e detyruar të marrë hapa. Sikur të kishte kufizime ligjore të mos bëhej një gjë e tillë nuk do të bëhej sot këtë vendim që ishte i domosdoshëm. Disa vendime akoma mbahen në Gjykatën Kushtetuese që janë puro-politike, Fondi Sovran ende mbahet në Gjykatën Kushtetuese dhe është vendim puro-politik “, u shpreh Pacolli.

Pacolli, mes tjerash, kritikoi edhe reagimet e partive opozitare për vendimet e marra nga qeveria në detyrë për çka tha se reagimet e tyre janë puro-politike.

“Reagimet e partive opozitare janë puro-politike pasi përmes kësaj synojnë të arrijnë rritjen e mbështetjes dhe nuk dëshirojnë të marrin barrën politike nëse qytetarët mbesin pa paga. Është e rëndësishme që të vazhdojmë tutje. Ne jemi tash e tetë muaj në këtë gjendje, ky vendim ka mund të merret edhe më herët dhe prapë do të kishim qeveri në detyrë, nuk ka pasur rrugë që të konstituohen institucionet më herët”, tha Pacolli.

“Ne nuk lejuam që shteti të hyjë në krizë më të thellë dhe pastaj do të kalonim në një kollaps total pasi mijëra qytetarë do të mbesnin pa paga”, deklaroi Pacolli.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika