Balaj: Bordi i Telekomit nuk ka arritur ndonjë sukses

Kryetari i Sindikatës së Telekomit, Balaj ka thënë se humbjet milionëshe kanë ardhur si pasojë e borxheve të trashëguara dhe si pasojë e mungesës së profesionalizmit në bordin aktual

Lamih Balaj, kryetari i Sindikatës së Telekomit i ftuar në emisionin "Five"

“Këtë Telekom e kanë futur në krizë Qeveritë dhe institucionet e Kosovës dhe vetëm ato mund ta nxjerrin nga kriza”, kështu ka thënë Lamih Balaj, kryetar i Sindikatës së Telekomit.

Balaj për raportin e fundit nga Zyra Kombëtare e Audimit, e që ndërmarrja publike me humbjen më të madhe është “Telekomi i Kosovës”, ka thënë se auditorët e kanë dhënë këtë si shenjë të keqmenaxhimit në vazhdimësi.

I ftuar në emisionin “Five”, ka thënë se kjo humbje ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit edhe në kohët e kaluara, për shkak të borxheve të trashëguara.

“Kontratat e dëmshme që nënshkruhen, telekomi ka operuar me fitim, e kjo ka ardhur për shkak të borxheve të stërngarkuara”, ka thënë Balaj.

Sipas tij, kjo humbje ka ardhur edhe si pasojë e borxheve të grumbulluara që është dashur të paguhen ndaj ish-kompanisë Z-Mobile.

“Ndoshta kanë shkuar edhe në rrugë që nuk është dashur të shkojnë pa nevojë, sigurisht që e përkrahim cdo veprim që duhet këta njerëz të dalin para drejtësisë”, ka thënë Balaj nëse ka pasur ndonjë keqmenaxhim me këto borxhe.

Ndërsa për bordin e Telekomit, ai ka thënë se nuk është një bord profesional, sepse siç thotë ai, ende nuk është shënuar ndonjë sukses.

“Sa i përket bordit të drejtorëve nuk kemi aq raporte, e kam thënë në media ky bord më së paku është dashur të jetë pjesë e Telekomit të Kosovës, nuk është profesional, ka brenda që janë profesional, por një pjesë e tyre nuk janë profesional”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ky bord nuk e ka ndonjë sukses, sepse siç thotë ai, punëtorët e sindikatës janë detyruar që të ulin pagat e tyre që të ketë më pak manipulime në Telekom.

Ai ka thënë se bordi aktual i Telekomit qëndron në hije, pasi menaxhmenti është i mirë.

“Një anëtar i bordit, kur ka ardhur të konkurojë në Telekom, ka menduar që shiten vetëm numra dhe mbushje në Telekom”, ka thënë Balaj duke ironizuar mosprofesionalizmin e bordit në fjalë.

Ai ka thënë se ka pasur edhe raste që për keqmenaxhim në Telekom janë ngritur kallëzime penale në Prokurori dhe Policinë e Kosovës, e që në dy raste prej tyre zyrtarisht iu është kërkuar që të bëhet ekspertizë financiare.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika