Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Qytetarët e Maqedonisë e Veriut sot do të votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Të drejtën e votës në rrethin e dytë e kanë 1,013,357 votues nga mbi 1.8 milion votues sa janë të regjistruar në listë.

Alsat, njofton se një ditë më parë kanë votuar të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, kërkesat e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore.

Në Qytetin e Shkupit, 474,394 votues kanë të drejtë vote.

Zgjedhjet lokale do të monitorohen nga 1,569 vëzhgues, nga të cilët 904 janë vendas dhe 651 janë ndërkombëtarë. Monitoruesit kanë të drejtë të vëzhgojnë punën e KSHZ-së, Këshillave Komunale Zgjedhore dhe këshillave zgjedhor në vendvotime, duke shënuar gjetjet e tyre por pa penguar punën e organeve zgjedhore.

Të drejtë të ndjekin procesin pa e penguar atë kanë edhe të gjitha mediat vendase pa pasur nevojë për leje plotësuese, pore dhe dhjetëra gazetarë të huaj të cilët janë akredituar paraprakisht në KSHZ. /Alsat

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika