Është njëra ndër rrugët kryesore të fshatit Sfeqël të Komunës së Podujevës.
Siç edhe shihet, këto dy gropa janë lënë në mes të rrugës duke vështirësuar kështu, qarkullimin në to.
Por kjo nuk është rruga e vetme gjendja e së cilës mbetet e rënduar.
Në ndëkohë, rruga e njohur si “Podujeve e re” ka mbetur me gropa të hapura të kanalizimit. Ato janë mbuluar vetëm me mjete të improvizuara.
Kjo sipas ish-kandidatit për kryetar, Xhemajl Hasani përbën rrezik për banorët.
“Është edhe ajo e Podujevës së re që janë lënë shaktat diku 2 metra thellësia e tyre me do paleta e dërrasa, as ajo rrugë s’është mbaru.Është mirë me ia vendos shiritin, mos me qarkullu ma qytetarët e tani as makinat se ish rrezik. Po jonë mësu këta në Poduejvë”, ka deklaruar Xhemajl Hasani – Ish-kandidat për kryetar të Podujevës.
Hasani thotë se ngjashëm është vepruar edhe me disa lagje në fshatin Herticë. (KOMUNË)
Për Lidhjen Demorkratike në këtë komunë, kjo nuk përbën habi.
“Fatkeqësisht, kjo nuk është rastësi por mënyra e funksionimit të kryetarit Bulliqi. Në kohë fushate punohej me ngut, madje edhe natën me reflektorë, vetëm e vetëm për të krijuar përshtypjen se po punohet. Tani që mandatin e ka siguruar, kemi hyrë sërish në ciklin e heshtjes, pasivitetit dhe mungesës së punëve konkrete në terren”, ka deklaruar Besim Latifo, sekretar i LDK-së në Podujevë.
Dimri është në prag, dhe lënia e rrugëve në këtë gjendje do të krijojë vështirësi serioze në qarkullim dhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Kjo kërkon reagim të menjëhershëm dhe serioz, jo pritje dhe justifikime.
Komuna duhet të përfundojë punët e nisura, të rregullojë shpejt segmentet problematike dhe të sigurojë që asnjë fshat të mos lihet pas dore.
Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga Komuna e Podujevës lidhur me segmentet e lëna në gjysëm por e njëjta, siç ndodhë rëndom, nuk i është përgjigjur interesimit të Dukagjinit.