Sulmi në Çikago po planifikohej për javë të tëra

Sipas policisë së Çikagos, i dyshuari i cili vrau gjashtë persona në paradën e 4 korrikut, kishte planifikuar sulmin për javë të tëra

Ilustrim

Gjatë ditës së hënë të 4 korrikut, në periferi të Çikagos, përkatësisht në Highland Park, parada e Pavarësisë së Amerikës u ndërpre vetëm dhjetë minuta pasi filloi, pasi u dëgjuan të shtëna me armë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e gjashtë personave e kishte planifikuar sulmin për javë të tëra, poashtu rreth 30 persona mbetën të plagosur pas të shtënave.

Sipas organeve të ligjit, mendohet se 21-vjeçari Robert Crimo III, bleu në mënyrë të ligjshme armën me fuqi të lartë të cilën e përdori për sulm.

I dyshuari thuhet se është maskuar me rroba të gjinisë femërore, për tu përzier me turmën, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Zëdhënësi i Task Forcës së Krimit, Chris Covell ka bërë të ditur se janë gjetur armë zjarri që i përkisnin të dyshuarit, Robert Crimo, i cili këto armë i kishte blerë në zonën lokale.

Përveq armës së përdorur në sulm, policia ka gjetur edhe një armë tjetër në automjetin e tij ku u tërhoq nga policia, ka bërë të ditur Covell.

Informacione rreth të shtënave janë duke u mbledhur ende ku i dyshuari akuzohet se ka qëlluar me më shumë se 70 plumba.

Viktimat kanë qenë në shënjestër rastësisht, kanë bërë të ditur zyrtarët, dhe ky sulm nuk ka asnjë informacion që të mendohet se ishte i motivuar nga urrejtja racore apo fetare.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika