Abdixhiku: Shfaqja teatrale e mandatarëve pa numra të marrë fund – Presidentja të deklarojë se s’ka shumicë parlamentare

Pas propozimit të mandatarit të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se situata politike aktuale është e paqëndrueshme dhe Kuvendi nuk ka shumicë parlamentare.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku thekson se shfaqja teatrale e mandatarëve pa numra, pa shumicë dhe pa legjitimitet demokratik duhet të marrë fund, duke shtuar se Republika e Kosovës nuk është “material loje për llogaritje të vogla elektorale”.

“Shiqoni qytetarët në sy e tregojuni se nuk ka shumicë. Tregojuni qytetarëve se secila parti shqiptare, ka dhënë verdiktin politik, të deponuar tashmë në Presidencë. Ky verdikt është i qartë e është i thejshtë. Sot, matematikisht, me vullnetin e deklaruar politik, nuk ka mundësi për shumicë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se çdo vonesë dhe zvarritje shton krizën politike dhe se përgjegjësia për situatën i takon politikës.

“Këto zvarritje janë veç thellime të krizave, për të cilat do të mbahet përgjegjësi politike.”

Abdixhiku ka apeluar gjithashtu te presidentja Vjosa Osmani që të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare dhe të deklarojë se nuk ka shumicë parlamentare në Kuvend.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika