Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thënë se presidentja e vendit nuk ka mandat të propozojë asnjë kandidat për formimin e qeverisë pa dëshmuar paraprakisht se ai e ka shumicën parlamentare.
“Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme. Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka theksuar se kandidatura e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e qeverisë është “vetëm përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me normat kushtetuese e politike.”
Haradinaj ka kërkuar që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje të reja.