Konjufca: Do të kërkojmë bashkëpunim me partitë, jo qeveri afat gjate me koalicione

Glauk Konjufca, i propozuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje si mandatar për kryeministër, ka deklaruar se për qëllimi kryesor është shmangia e zgjedhjeve të menjëhershme dhe sigurimi i miratimit të buxhetit të vitit 2026.

Ai ka thënë se nuk do të kërkojnë marrëveshje koalicioni me partitë politike.

“Unl mendoj që ky nuk do jetë një proces që ne do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike. Ideja ka qenë thjesht të krijojmë një qeveri të re për të shmangur dy gjëra e para zgjedhjet e menjëhershme, e dyta bashkëpunimi i partive parlamentare për ta pasur Kosovën me buxhet për vitin 2026. Nëse këto dy gjëra nuk bëhen, nuk është në të mirën e Kosovës, dhe pikërisht për këtë arsye LVV më propozoi si mandatar sot. E vetmja që na mbetet është të shohim veprimin e Presidentes”, ka thënë Konjufca.

Por, pasi ai ka përmendur Planin e Rritjes, ka theksuar se për këtë do të kërkojë bashkëpunim nga subjektet opozitare, por jo për krijimin e një qeverie afatgjatë me koalicione.

“Rrezikojmë ta humbim afatin e Planit të Rritjes edhe për këtë do të ia kërkojë bashkëpunimin subjekteve opozitare por jo për një qeveri afat gjate, me koalicione, vetëm thjesht t’i thirrin mendjes që këto gjëra të kalojnë e pastaj bëjmë bash çfarë donë paritë opozitare”, ka theksuar Konjufca para mediave.

I pyetur nëse ka ndonjë indikacion për mbështetje nga partitë tjera ish-opozitare, Konjufca ka thënë bashkëpunimi pritet jo vetëm nga LVV, por edhe nga shumica e qytetarëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika