Nura: Pa marrëveshje politike, PDK-ja nuk ka votë për Konjufcën 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka deklaruar se partia e tij nuk do të votojë kandidatin e dytë për kryeministër, nëse nuk arrihet paraprakisht një marrëveshje politike ndërmjet subjekteve.

Këto komente Nura i bëri në FIVE në TV Dukagjini, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar për formimin e Qeverisë, pasi Albin Kurti nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme.

LVV-ja propozon Konjufcën për mandatar të Qeverisë

Ai tha se nuk ka asnjë arsye që ish-opozita t’i japë votë “blanko” VV-së pa një marrëveshje të qartë.

“Pa një marrëveshje politike, votë nga PDK nuk do të ketë as për kandidatin e dytë.Skenari ka qenë i përgatitur dhe luajtur mire, me qëllimin për të zvarritur kohën. Dhe të shtirret që është viktimë dhe partitë politike janë të detyruara t;iu japin vota blanko, e cila në asnjë vend të botës pas marrëveshje nuk ka votë për pushtetin. Është një konsumimin kohe, derisa sa ata e e shohin se është momenti për të shkuar në zgjedhje.

E dinë qartë që vota nuk mund të ketë nga opozita, pa marrëveshje. Ti jepet vota VV-së, ku do mbesim ne, kur ajo manipulon me buxhetin e pushtetin e dhënë. Kush mund ta frenojë me… sikur të kishim një marrëveshje, do të ishim bashkëqeverisje, dhe kurdo qoftë mund i tërhjek ministrat tu ose bën diçka edhe e dënon atë pushtet. Përndryshe nëse i japim votë blanko, qysh me iu thënë qytetarëve që është duke e keqpërdorur ose mosditur ta udhëheq Kosovën ne drejtimin e duhur.

Sikur të kishim pas një ofertë në tavolinë, kishim pas arsye me thënë se ne e kemi përjashtuar ose nuk jemi për të hyrë në koalicion. Derisa sa nuk kemi pas ofertë atëherë faji është te partia fituese që nuk ka mundësi. Jam i bindur që PDK do ta shqyrtonte dhe qite në tavolinë”, ka thënë Nura.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika