Ramabaja: VV-ja ka ndryshuar, ti nuk e njeh më – Ymeri: Sot janë oportunistë dhe të nënshtruar

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë  se tani janë bërë oportunistë dhe të nënshtruar që nuk guxojnë të shprehin mendimin e tyre.

“Nuk është Vetëvendosja e njëjtë se sot është Vetëvendosja e oportunistëve dhe të nënshtruarve që nuk guxojnë zë të bëjnë”, ka theksuar Ymeri.

Ky deklarim i Ymerit erdhi pasi analisti në Debat Plus, Sadri Ramabaja i tha se nuk e njeh më Vetëvendosjen, pasi ajo ka ndryshuar dhe është rritur.

Më pas Ymeri iu drejtua Ramabajes: “Qysh po e pranon njerin [Donika Gërvallën] që i ka thënë Rexhep Selimit kriminal, ta bëj ministër të Punëve Jashtëm e tash të Drejtësisë, se kjo i bie që edhe ti mendon pak ashtu se kur nuk kërkon distancim, pse s’po ia thu Gërvallës sepse jeni oportunista të nënshtruar”.

Ramabaja ia ktheu se për të Rexhep Selimi është hero i gjallë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika