Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr, ka shpallur gjendje katastrofe pasi tajfuni ‘Kalmaegi’, një nga tajfunët më të fortë të këtij viti, shkaktoi përmbytje të mëdha në Filipinet qendrore, duke lënë të paktën 114 të vdekur.
Stuhia ka përmbytur qytete të tëra në Cebu, ishullin më të populluar të rajonit, ku u raportuan 71 vdekje. 127 të tjerë janë të zhdukur dhe 82 të lënduar.
Autoritetet provinciale të Cebu-s raportuan 28 vdekje të tjera, të cilat nuk u përfshinë në numrin e publikuar nga zyra kombëtare e mbrojtjes civile, sipas AFP-së.
‘Kalmaegi’ u nis nga Filipinet të enjten në mëngjes dhe po lëviz drejt Vietnamit qendror, ku banorët janë ende të tronditur nga përmbytjet që vranë dhjetëra persona, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Presidenti Marcos Jr. u tha gazetarëve të enjten se ai mori vendimin për shkak të dëmeve të shkaktuara tashmë nga tajfuni Kalmaegi, dhe në pritje të një stuhie tjetër Uwan, e cila pritet të godasë vendin gjatë fundjavës.
“Pothuajse 10 rajone, rreth 10 deri në 12 rajone, do të preken. Pra, nëse përfshihen kaq shumë zona, me atë lloj përmase, atëherë është një katastrofë kombëtare”, tha ai për mediat lokale.