Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Golluboc të komunës së Malishevës.
Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë nga dhëndrri i tyre, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
“Njësitë janë në vendin të e ngjarjes në fshatin Golluboc të Malishevës, viktima janë dy vëllezër teksa i dyshuari për vrasje është dhëndrri i tyre. I dyshuari është i njohur për policinë dhe aktualisht është në arrati”, u shpreh Graishta për Dukagjinin.
Graishta, mes tjerash, tha se ende nuk janë të qarta motivet e vrasjes së dy vëllezërve, por dyshohet të ketë qenë një fjalosje e rastit.