Vrau 10 paicentë për të ulur ngarkesën e punës, dënohet infermieri gjerman

Një infermier paliativ u dënua me burg të përjetshëm të mërkurën në Gjermani, për vrasjen e 10 pacientëve me injeksione vdekjeprurëse dhe tentativën e vrasjes së 27 të tjerëve.

Prokurorët kishin argumentuar se infermieri u kishte injektuar pacientëve të tij, kryesisht të moshuar, qetësues që dyshohet se shkaktuan vdekjen e tyre për të lehtësuar ngarkesën e punës gjatë natës, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Një zëdhënës i gjykatës në Aachen, bëri të ditur se infermieri ka pak shanse të lirohet pas 15 vitesh, koha minimale që mund të vuajë për një dënim me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Infermieri dyshohet se kreu krimet midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024 në një klinikë pranë Aachen në Gjermaninë perëndimore.

Hetuesit po shqyrtojnë disa incidente të tjera të dyshimta gjatë karrierës së infermierit, raportuan mediat gjermane.

Në serinë më të keqe të vrasjeve në historinë e Gjermanisë pas luftës, një ish-infermier u burgos me burgim të përjetshëm në vitin 2019 për vrasjen e 85 pacientëve të tij.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika