Policia e Kosovës është duke vazhduar kërkimet për të gjetur të dyshuarin e vrasjes së dy vëllezërve në fshatin e Golluboc të Malishevës.
Policia në pamjet e siguruara nga TV Dukagjini shihet se kërkimin po e bën me njësin K9, teksa për kapjen e dhëndrrit të dy viktimave janë angazhuar një numër i madh i policëve, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se sipas Policisë motivet që quan në ngjarjen tragjike ende nuk dihen, por që dyshohet se ngjarja rrodhi nga një fjalosje rasti.
Vrasje e dyfishtë në Malishevë, dy vëllezër vriten nga dhëndrri i tyre