Shtetet e Bashkuara do të njoftojnë se një vend tjetër do të bashkohet me Marrëveshjet e Abrahamit, sipas deklaratës së dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff.
Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara nga administrata Trump në vitin 2020, kanë normalizuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe disa vendeve arabe dhe myslimane, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.
“Sonte, ne do të njoftojmë bashkimin e një vendi shtesë me Marrëveshjet e Abrahamit dhe normalizimin me Izraelin”, tha Witkoff gjatë një interviste në Forumit Amerikan të Biznesit në Miami, pa zbuluar se cili vend është në fjalë, shkruna The Times of Israel.
Raporte paraprake sugjeronin Azerbajxhanin si kandidat, duke u bazuar në marrëdhëniet e tij të qëndrueshme me Izraelin dhe potencialin për thellimin e bashkëpunimit në tregti dhe mbrojtje.
Ndërkohë, në veri të Izraelit, Komanda Veriore e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Hezbollah në jug të Libanit.
Shefi i Komandës Veriore, Maj. Gjenerali Rafi Milo, u shpreh se Izraeli nuk do të lejojë rindërtimin dhe riarmatosjen e Hezbollah, duke premtuar veprime të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë në kufij dhe mbrojtjen e komuniteteve lokale.
Sulmet erdhën pas paralajmërimeve të dhëna nga IDF dhe pas raportimeve për përgatitje të mundshme të sulmeve nga grupi militant.