Gjykata Themelore e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Astrit Isufajt, i dyshuar për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Seanca për caktimin e masës është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, para gjyqtarit të procedurës paraprake, për shkak të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Lekë Muqaj, i cili bëri të ditur se masa e paraburgimit është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit në dëshmitarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Malishevës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.
Astrit Isufi e kishte paralajmëruar gruan e tij se ‘nëse ndahesh do ta vrasë familjen’
