Belgzim Kamberi, analist në Debat Plus, ka komentuar garën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Përparim Rama dhe të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Hajrullah Çeku për të parin e kryeqytetit në ditën e nesërme.
Ai ka thënë se votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë përcaktuesit e fituesit në Prishtinë. Megjithatë, sipas tij, nuk është e lehtë që votat e PDK-së të shkojnë në LDK për Ramën, por kjo varet nga bashkëpunimi në nivel qendror mes këtyre dy partive.
Por, e njëjta vlen edhe për Çekun e LVV-së, megjithëse kjo mbetet të shihet se sa është në gjendje kjo parti të mobilizohet për të siguruar votat për ndryshim.
“Megjithatë, mbetet të shihet Hajrullah Çeku sa do të mund të mobilizojë votat për ndryshimin – anti-pushtet t’i quajmë kështu,” ka thënë ai.
Tutje, ai ka shtuar se gjasat për Prishtinën i ka më shumë Përparim Rama për të fituar të dielën.