Punonjësit e bazave ushtarake pa paga, Italia i bën thirrje SHBA të veprojë urgjentisht

Stafi lokal në disa baza ushtarake amerikane në Itali nuk ka marrë pagat e tyre për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane, ndërsa Roma po negocion me Uashingtonin për të zgjidhur çështjen, njofton sot Ministria e Jashtme italiane.

Rreth dy mijë punonjës italianë jo-ushtarakë, kryesisht në Bazën Ajrore Aviano dhe bazën ushtarake të Vicenzës në verilindje të vendit, nuk i kanë marrë pagat e tyre për tetorin, edhe pse janë të punësuar sipas kontratave italiane të punës.

Punonjësit italianë në bazat e Marinës Amerikane në vend i morën pagat e tyre në kohë sepse Marina zbaton rregulla të ndryshme.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani i kërkoi Uashingtonit dhe ambasadës amerikane në Romë të veprojnë shpejt pavarësisht bllokimit të qeverisë amerikane tash e më shumë se një muaj.

“Ministria e Jashtme italiane i ka paraqitur një kërkesë ambasadës amerikane në Romë, e cila ka konfirmuar se Ushtria Amerikane dhe Forcat Ajrore Amerikane po kontrollojnë me Pentagonin mundësinë e përdorimit të fondeve të tyre për të paguar pagat e punonjësve italianë”, tha ministria në një deklaratë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump sugjeroi sot një kompromis të mundshëm që do t’i jepte fund mbylljes së qeverisë federale, duke u bërë thirrje republikanëve të ridrejtojnë fondet qeveritare që aktualisht shkojnë për sigurimin shëndetësor direkt te qytetarët amerikanë.

Demokratët duan një projektligj që përfshin subvencionet e kujdesit shëndetësor që do të skadojnë në fund të vitit për 24 milionë amerikanë, ndërsa republikanët argumentojnë se Kongresi duhet të miratojë një projektligj të përgjithshëm buxhetor pa kushte shtesë përpara se të adresojë këto çështje./KP

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika