Fillon procesi i votimit në Gjilan

Gazetarja Dea Dedinca, nga qendra më e madhe e votimit në Komunën e Gjilanit, ka raportuar për ecurinë e procesit zgjedhor, duke bërë të ditur se në këtë komunë janë hapur gjithsej 37 qendra votimi.

Dedinca tha se, ndryshe nga proceset e kaluara, në këtë qendër nuk është parë asnjë person që orientohet votuesit për klasën apo vendin ku duhet të votojnë, gjë që zakonisht ndihmon në lehtësimin e procesit.

Po ashtu, ajo vuri në dukje se në këtë qendër nuk është prezent asnjë zyrtar i Policisë së Kosovës, ndonëse në qendrat e tjera ku ka bërë vëzhgime, prania policore ka qenë e garantuar.

“Materiali i votimit ka arritur me kohë,” tha Dedinca, duke shtuar se në këtë qendër pritet të votojnë mbi 13 mijë qytetarë të komunës së Gjilanit.

Procesi deri më tani është raportuar i qetë dhe pa incidente.

Gjilani: 42.3% pjesëmarrje në raundin e parë, sot garojnë Alban Hyseni (VV) dhe Arbër Ismajli (LDK)

Në komunën e Gjilanit, gjatë raundit të parë të zgjedhjeve lokale, janë regjistruar gjithsej 109.920 votues me të drejtë vote, ndërsa kanë marrë pjesë 46.493 qytetarë, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 42.30%.

Nga këta, 44.892 votues kanë votuar në vendvotime të rregullta dhe 1.601 përmes kushteve apo postës.

Numri i fletëvotimeve të vlefshme ka qenë 44.710, ndërsa 1.783 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme ose të zbrazëta. Gjithashtu janë regjistruar 85 fletëvotime të dëmtuara.

Në përfundim të raundit të parë, rezultatet ishin si më poshtë:

  • Alban Hyseni (Lëvizja Vetëvendosje) – 22.264 vota (49.80%)

  • Arbër Ismajli (LDK) – 15.332 vota (34.29%)

  • Riad Rashiti (PDK) – 5.447 vota (12.18%)

  • Nazim Gagica (AAK) – 873 vota (1.95%)

  • Isa Agushi (Bashkimi për Ndryshim Anamorava) – 637 vota (1.42%)

  • Ilir Poroshtica (Guxo) – 157 vota (0.35%)

Pas këtyre rezultateve, sot më 9 nëntor, qytetarët e Gjilanit votojnë sërish për të zgjedhur mes dy kandidatëve kryesorë, Alban Hysenit nga Vetëvendosje dhe Arbër Ismajlit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një garë që pritet të jetë vendimtare për drejtimin e komunës në mandatin e ardhshëm.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika