Supertajfuni Fung-wong godet Filipinet: mbi 100 mijë persona të evakuuar

Autoritetet në Filipine kanë evakuuar më shumë se 100 mijë banorë nga rajonet lindore dhe veriore të vendit, ndërsa tajfuni Fung-wong është forcuar të dielën në një supertajfun, përpara mbërritjes së tij të pritshme gjatë mbrëmjes.

Stuhia pritet të sjellë reshje të dendura, erëra shkatërruese dhe dallgë të fuqishme, duke shkaktuar rrezik serioz për zonat bregdetare.

Autoritetet kanë shpallur sinjalet më të larta të alarmit për stuhi në pjesën më të madhe të vendit. Sinjali Nr. 5, niveli maksimal i paralajmërimit, është vendosur në Luzonin juglindor, përfshirë Catanduanes, Camarines Norte dhe Camarines Sur, ndërsa në kryeqytetin Metro Manila dhe zonat përreth është në fuqi Sinjali Nr. 3.

Sipas agjencisë meteorologjike kombëtare, supertajfuni Fung-wong, i njohur lokalisht si Uwan, ka erëra të qëndrueshme deri në 185 km/orë dhe shpërthime deri në 230 km/orë. Ai pritet të godasë provincën Aurora, në Luzonin qendror, gjatë mbrëmjes së së dielës.

Në Visayas Lindore janë raportuar tashmë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa Roja Bregdetare Filipinase ka shpërndarë pamje të evakuimit të banorëve nga zonat bregdetare me anije dhe kamionë.

Ky tajfun vjen vetëm disa ditë pasi Kalmaegi goditi Filipinet, duke shkaktuar 204 viktima në vend dhe pesë të tjera në Vietnam, si dhe dëme të mëdha materiale në komunitetet bregdetare.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika