Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar qytetarët e pesë bashkive ku zhvillohen sot zgjedhje që të dalin të votojnë për kryetarët e rinj.
“Me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama në Facebook.
Kujtojmë se në Shqipëri sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.