Tahiri: Kemi parë defilim të zyrtarëve shtetërorë, në një formë ose tjetër mund të ketë ndikim

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar vizitat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe të nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në disa komuna ku po zhvillohet balotazhi për kryetar komune.

Tahiri i ka quajtur këto vizita si “defilime” dhe ka theksuar se prezenca e tyre në ditën e zgjedhjeve mund të ndikojë në votues.

Ai ka bërë thirrje që dita e zgjedhjeve të mbahet si një festë demokratike dhe pa ndërhyrje të tilla politike.

“Ndërsa në orët e fundit kemi vërejtur një defilim të zyrtarëve që mbajnë funksione shtetërore dhe të cilët kanë kaluar në qytete të tjera, gjë që në një formë ose tjetër mund të ketë ndikim. Kërkesa jonë është e thjeshtë: kjo është një ditë feste. Për Aleancën, kjo do të jetë me të vërtetë një festë e madhe, një ndër fitoret më të mëdha politike dhe një fuqizim e rikthim i fuqishëm i Aleancës. Prandaj, mos ta prishim këtë ditë përmes defilimeve të tilla”, ka deklaruar Tahiri.

Ai gjithashtu ka folur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke theksuar se deri më tani gjithçka ka shkuar mirë, megjithatë ka vërejtur një dalje më të vogël të qytetarëve krahasuar me raundin e parë, rreth 21 për qind.

Tahiri ka përmendur edhe disa ankesa për votimin e personave me aftësi të kufizuara, të cilat janë raportuar te KQZ.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika