Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ai ka shprehur falënderim për qytetarët që morën pjesë në votime dhe ka bërë thirrje për maturi dhe ndershmëri gjatë numërimit të votave.
“Qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre. Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta numërojnë çdo votë me kujdes e ndershmëri, duke respektuar vullnetin e votuesve mitrovicas.
Le të tregojmë maturi, sepse besimi i qytetarëve është më i vlefshëm se çdo rezultat.
Faleminderit, Mitrovicë!”, ka thënë Tahiri.