Policia: Procesi zgjedhor i balotazhit, kaloi i qetë dhe pa incidente serioze

Policia e Kosovës ka njoftuar se procesi zgjedhor i balotazhit ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze.

Sipas Policisë, zyrtarët policorë zbatuan planin operacional të paraparë për balotazhin, i cili synonte mbajtjen e qetësisë, sigurisë dhe rendit para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

“Policia e Kosovës, zbatoi me sukses planin operacional të paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor-balotazhi 2025, i cili kishte për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, në të gjitha komunat e përfshira në balotazh.

Vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor deri në këtë fazë ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze. Angazhimi i zyrtarëve policorë në zbatim të planit policor, si dhe bashkëpunimi e koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa incidente madhore që do të kishin penguar apo cenuar procesin zgjedhor.
Një ndër qëllimet e planit policor, ka qenë inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar dy (2) raste penale, një në Fushë Kosovë “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, ku janë arrestuar dy persona dhe tjetri në Klinë “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, ku është arrestuar një person. Personat e arrestuar me vendim të prokurorëve kompetent janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu, janë trajtuar pesëdhjetë e një (51) informacione të natyrave të ndryshme që ndërlidhen me procesin zgjedhor, për të cilat nga prokurorët kompetent është vlerësuar se nuk ka pasur elemente apo dëshmi që ndërlidhen me vepra penale dhe janë evidentuar vetëm si informacione.
Policia e Kosovës vlerëson se plani policor është realizuar me sukses si rezultat i planifikimit të mirë operacional dhe punës së zyrtarëve policorë, si dhe bashkëpunimit të duhur ndërinstitucional.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kulturën e lartë të treguar përgjatë gjithë procesit zgjedhor të Balotazhit 2025″, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika