Abdixhiku: LDK fitoi me ide e punë, pa aparat shtetëror dhe pa interesa klanore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të procesit të balotazhit, duke e cilësuar rezultatin si një fitore të madhe për LDK-në dhe për demokracinë në vend.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se Kosova ka folur “me votë, me besim dhe me qartësi”, duke treguar se demokracia është vlera më e madhe e popullit.

“Dje, Kosova foli. Foli me votë, me besim dhe me qartësi. Foli në emër të shpresës, të qetësisë dhe të punës. Foli përtej zhurmës, përtej fyerjes, përtej përçarjes. Dhe mesazhi i saj ishte i pastër: Kosova jeton me demokraci. Kjo është vlera më e madhe e jona si popull!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka deklaruar se LDK-ja ka fituar në shtatë komuna, përfshirë edhe kryeqytetin, të cilin e ka cilësuar si “garën më kryesore në vend”.

Abdixhiku ka falënderuar qytetarët dhe kandidatët e LDK-së për rezultatet në Prishtinë, Pejë, Viti, Junik, Dragash, Lipjan dhe Istog, duke theksuar se këto fitore janë arritur me ndershmëri, qytetari dhe përkushtim, “pa aparat shtetëror, pa interesa klanore dhe me plot bindje në veten”.

Ai ka dërguar mesazh edhe për qytetarët që nuk e kanë votuar LDK-në, duke theksuar se “demokracia është për të gjithë dhe Kosova është për të gjithë”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika