Prokuroria urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletëvotimeve në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ky vendim është marrë pas raportimeve për parregullsi të evidentuara gjatë procesit, ku komisionerët kanë ndërprerë numërimin për shkak të mospërputhjes së numrave serikë në disa fletëvotime, njofton Dukagjini. 

Fillimisht është dyshuar për gabim teknik, por janë paraqitur edhe pretendime për mundësi manipulimi të qëllimshëm.

Po ashtu sipas njoftimit, numërimi do të qëndrojë i pezulluar derisa të pritet përgjigjja zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletëvotimet, për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo për ndërhyrje të qëllimshme.

“Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”, thuhet në njoftim.

 

 

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika