Një grabitje e armatosur dyshohet se ka ndodhur të hënën mbrëma në Prishtinë, në banesën e një shtetaseje të Kolumbisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur pas orës 20:00, në rrugën “Halil Alidemaj” të kryeqytetit.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.
“Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.
