Kryeministri indian, Narendra Modi, i cili ndodhet për një vizitë dy-ditore në Butan, reagoi për herë të parë publikisht pas shpërthimit në Delhi që la të vdekur tetë persona.
Modi tha se të gjithë ata që qëndrojnë pas incidentit “nuk do të kursehen” dhe theksoi se përgjegjësit do të nxirren para drejtësisë.
Gjatë fjalimit, ai kaloi shkurt nga hindi në anglisht duke thënë: “Të gjithë ata që janë përgjegjës do të nxirren para drejtësisë.”
Ai gjithashtu shtoi se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha agjencitë hetuese gjatë natës dhe se hetimi do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të këtij komploti.
Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e shpërthimit. Rrënojat dhe automjetet e djegura janë larguar, por forcat e sigurisë vazhdojnë të patrullojnë zonën.
Hetuesit po kontrollojnë vendin e ngjarjes për prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut.
Një ekip i Gardës së Sigurisë Kombëtare, forca kundër terrorizmit e Indisë, u pa duke hyrë në vendin e incidentit për të mbledhur prova dhe për të siguruar zonën.
Shpërthim në Delhi, të paktën 8 të vdekur dhe 11 të plagosur