Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se ende janë në pritje të finalizimit të kontratave për furnizimin me materialet e nevojshme për shërbimet e hemodializës.
Siç kishte raportuar më parë TV Dukagjini, pacientët dhe stafi prisnin ndërprerjen e shërbimit për shkak të mungesës së materialeve.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, derisa të përfundojë procesi i furnizimit, njësitë përkatëse janë udhëzuar të bëjnë ri-organizimin e brendshëm të punës, për të siguruar që pacientët që kanë nevojë për dializë të marrin shërbimin e nevojshëm.
ShSKUK ka theksuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të realizohet sa më shpejtë.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton, se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës. Derisa të përfundojë procesi i furnizimit, është kërkuar nga njësitë përkatëse të bëjnë ri-organizimin e brendshëm të punës, me qëllim që pacientëve që kanë nevojë për dializë të marrin shërbimin e nevojshëm. ShSKUK po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të realizohet sa më shpejtë”, thuhet në njoftim.
SHSKUK FURNIZON PËRKOHËSISHT REPARTIN E HEMODIALIZËS NË GJILAN
SHSKUK furnizon përkohësisht Repartin e Hemodializës në Gjilan