Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të martën aktgjykim dënues ndaj Shaqir Lutvijës, të akuzuar për krime lufte, duke e dënuar me 10 vjet burgim.

Aktgjykimin e dha kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi, së bashku me anëtarët Violeta Namani-Hajra dhe Rrahman Beqiri.

Lutvija u shpall fajtor për krime lufte dhe në dënimin prej 10 vjetësh do t’i llogaritet edhe koha që ai ka kaluar në paraburgim nga 14 tetori 2023 deri në plotfuqishmërinë e vendimit.

Ai është i obliguar të paguajë 300 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimeve.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shtator 2024, Lutvija në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë viteve 1998-1999, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë.

Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh përmes kësaj gjykate në Gjykatën e Apelit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika