Nis procesi i rinumërimit në Mitrovicë

Pas një vonese ka filluar rinumërimi i fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut, i urdhëruar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Ky proces është ndërmarrë pas identifikimit të një problemi teknik gjatë numërimit të mëparshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, vendimi për rifillimin e numërimit është marrë pas sqarimeve nga kompania CETIS, përgjegjëse për printimin e fletëvotimeve, e cila kishte raportuar se defekti teknik ndodhi në njërën nga katër kokat e printerëve me ngjyrë, të cilat shtypnin numrat e qendrave të votimit. CETIS ka marrë përgjegjësinë e plotë për gabimin, duke theksuar se në rrethana normale një defekt i tillë është pothuajse i pamundur.

Për të garantuar transparencën dhe integritetin e procesit, Prokuroria ka caktuar dy hetues policorë, të cilët janë të pranishëm gjatë gjithë procesit të rinumërimit deri në përfundim të plotë të numërimit.

Prokuroria urdhëron rifillimin e numërimit të fletëvotimeve në Mitrovicën e Jugut

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika